2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Raka bën thirrje për vaksinim: 50 për qind e rasteve të reja me Covid-19 janë qytetarë nën 30 vjeç

Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka folur lidhur me procesin e vaksinimit në vend. Ai ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë të vaksinohen.

Thotë se nëse do të vaksinoheshin 20 mijë qytetarë në 24 orë qysh në fillim të nisjes së procesit të vaksinimit, aktualisht s’do të ishin mbushur spitalet me pacientë.

“Jo s’e kishim pas këtë situatë. I kishim pas 2 mijë raste të reja mirëpo s’kishim pas ngritje enorme të shpejt të kapaciteteve spitalore. Nuk kishim përfunduar në spital” thotë Raka.

‘Gati 50 për qind e rasteve që janë regjistruar tash në Kosovë janë nën 30 vjeç, domethënë janë moshë rinore. Grupmosha më e prekur është 20 deri në 30 vjet. Kjo grupmoshë edhe nëse preket, një pjesë shumë e vogël e tyre shkojnë në spital, e kalojnë shumë lehtë. Edhe nëse shkojnë në spital këta njerëz nuk qëndrojnë gjatë në spital, nuk kanë nevojë me shku në kujdesin intensiv edhe nuk përfundojnë me vdekje. Këtu është poenta e vaksinimit”, tha ai në emisionin “Frontal’ në T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img