2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

COVID-19, ky shtet ndalon hyrjen për udhëtarët nga Kosova

Shteti norvegjez ka njoftuar se që nga data 16 gusht e vitit 2021, udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nuk do të mund të futen në territorin e Norvegjisë.

Vendimi është marrë të premten e 13 gushtit dhe ka hyrë në fuqi që nga e hëna e 16 gushtit. Në vendim tregohen saktësisht kategoritë që deri tani lejoheshin të udhëtonin drejt Norvegjisë dhe nga e hëna nuk mund ta bëjnë më një gjë të tillë.

“Kategoritë që përfshihen në këtë vendim janë, fëmijët dhe nipat e qytetarëve norvegjezë, prindërit dhe njerkët e fëmijëve të moshës madhore, gjyshërit dhe njerkët e qytetarëve norvegjezë, nipërit dhe stërnipërit e qytetarëve norvegjezë, të dashurit/at e qytetarëve norvegjezë – lidhja e tyre duhet të ketë së paku kohë gjatësi nëntë muajsh dhe palët duhet ta kenë takuar njëri tjetrin paraprakisht”, thuhet në njoftim.

Ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19 në territorin e këtyre tre vendeve ku përfshihet edhe Kosova.

Siç raporton revista Schengenvisainfo, nga të dhënat e Organizata Botërore e Shëndetësisë, në ditën e 16 gushtit në Kosovë ishin raportuar një mijë e nëntë raste me të infektuar nga Coronavirusi, Maqedonia e Veriut kishte shënuar 639 raste të reja ndërsa Ukraina gjithsejtë një mijë e 263 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë, edhe shteti finlandez ka njoftuar se nga data 16 gusht, të gjithë udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia Veriore nuk mund të futen në territorin e Finlandës, pa u vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Si dëshmi e imunizimit, Finlanda do të pranojë vetëm vaksinat e pranuara nga autoritetet finlandeze.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img