2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Këto janë masat e reja anti-COVID

Mbyllja e klubeve të natës, reduktimi i orarit të lokaleve të gastronomisë dhe masat e reja për mbarëvajtjen e dasmave, përfshihen në masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë të martën.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur sot se ekipi i ekspertëve shëndetësorë kanë nxjerrë rekomandimet për masat e reja anti-COVID.

“Kjo situatë serioze kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe masa serioze për t’u dhënë prioritet absolut shëndetit të qytetarëve”, ka thënë ai.

Vitia nuk ka nxjerrë të dhëna konkrete lidhur me vendosjen e masave të reja, por ka thënë se do të mbyllen “për një kohë klubet e natës”, si dhe do të ketë reduktim të orarit për gastronominë.

“Prandaj ekspertët e fushës, ne qysh neser do t’i propozojmë qeverisë marrjen e masave: mbylljen për një kohë të klubeve të natës, reduktimin e orarit të gastronomisë, derisa do propozojmë një zgjidhje edhe rreth dasmave, me shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve të mëhershme që i kanë bërë qytetarët tanë”, ka thënë shkurtimisht Vitia.

Ai ka thënë se do të kërkojë nga autoritetet shtetërore për zbatimin e rreptë e masave të reja që pritet të vendosen në fuqi nesër me miratimin e tyre nga qeveria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img