0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bernard Nikaj, PDK: Rekordi i rasteve me COVID-19 i frikshëm – edhe më e frikshme mungesa e menaxhimit nga Qeveria

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për mënyrën si po e menaxhon situatën alarmante të pandemisë ku vetëm sot u infektuan me covid 19 mbi 1 mijë e 700 qytetarë.

Nikaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se përkundër rritjes enorme të numrit të qytetarëve të infektuar, procesi i vaksinimit në shumë komuna është kaotik, ndërsa gjatë vikendit vaksinimi nuk ndodhë fare.

Ai tha se ministri i Shëndetësisë ka ikur nga përgjegjësia për vaksinim duke u marr me kandidim.

Reagimi i plotë i Bernard Nikaj nga PDK:

Rekordi i rasteve me COVID-19 i frikshëm. Edhe më e frikshme mungesa e menaxhimit.

I frikshëm, por i pritshëm kur e kemi parasysh se si po menaxhohet pandemia.

Raportimet nëpër shumë Komuna të Kosovës tregojnë se procesi i vaksinimit të popullatës kundër COVID-19 është kaotik, me shumë probleme e pasiguri. Ka mungesë terminesh, ka tollovi në qendra vaksinimi, ka mungesë të fushatës vetëdijësuese për vaksinim, stafi shëndetësor është i rraskapitur nga mungesa e mbështetjes me profesionistë të tjerë dhe nga mungesa e përkrahjes financiare shtesë.

E të gjitha këto po ndodhin kur edhe ashtu ka pak qendra vaksinimi e pak të vaksinuar krahasuar me rajonin dhe Evropën, si dhe krahasuar me kërcënimin e madh të rasteve rekord të të prekurve me virus.

Ndonëse i gjithë procesi po shkon ngadalë, e po shoqërohet me probleme të mëdha, për çudi vikendeve ende nuk ka vaksinim. Nuk më ka rastisur të lexojë se një shtet normal ka stopuar vaksinimin e shumëkërkuar për dy ditë të çdo jave.

Krahas këtyre aspekteve të munguara e të pamjaftueshme, masat për mbrojtje nga virusi janë në mjegull të plotë.

Me një menaxhim të tillë, ne po shkojmë drejt një situate kur rastet do të shumëfishohen, dhe ekonomia, edhe ashtu e lënduar, rrezikon të përjetojë edhe një goditje nga një mbyllje e sërishme.

Gjithë këto ditë, teksa po dëgjojmë secilën herë shifra rekorde të rasteve, Ministri i Shëndetësisë nuk është marrë me menaxhim. Ai është marrë më kandidim. Kjo është e papranueshme dhe e pajustifkueshme.

Nuk është koha për kandidim, është koha për menaxhim të pandemisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img