0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj policit nga Klina, ngarkohet se mori 250 euro ryshfet

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor Qamil Delija, i cili ngarkohet se në maj të këtij viti i ka marrë 250 euro ryshfet nga i dëmtuari në këmbim të kthimit të librezës së qarkullimit.

Sipas aktakuzës të siguruar nga ‘’Betimi për Drejtësi’’, theksohet se i pandehuri kishte kërkuar dhe marrë nga i dëmtuari 250 euro ryshfet për t’ia dorëzuar librezën e qarkullimit, të cilin Delija sipas prokurorisë refuzonte t’ia jepte të dëmtuarit, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

Sipas aktakuzës thuhet se me 23 maj 2021 në Klinë, në cilësi të personit zyrtar të policit e me qëllim të përfitimit për veti dhe shkaktimit të dëmit të personit tjetër, V.K, në kundërshtim me Ligjin mbi Policin nr.04/L-076 neni 11 par. 5, i akuzuari përmes dëshmitarit P.D siguron lejen e qarkullimit të veturës pronë e të dëmtuarit V.K., librezën e qarkullimit nuk e dorëzoi në Polici apo t’ia kthejë të dëmtuarit, por kërkon nga i dëmtuari që për kthimin e librezës t’ia japë 250 euro ose në të kundërtën nuk do t’ia kthej librezën.

Sipas aktakuzës i dëmtuari e njofton IPK-në, dhe pas disa bisedave telefonike mes të pandehurit dhe të dëmtuarit, ata takohen përballë pompës së derivateve, me ç’rast i dëmtuari V, i dorëzon të pandehurit shumën prej 250 euro, ai ia kthen librezën e qarkullimit, ku në atë moment arrestohet nga hetuesit e IPK-së.

Për çka ka kryer vepër penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ku dënimi parashihet prej një (1) deri në tetë (8) vjet burgim./BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img