3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shokuese: Përsëritet rasti “Eriksen” – momenti kur Kalu bijen pa ndjena në sfidën mes Bordeaux dhe Marseilles

Samuel Kalu ra pa ndjenja përtokë në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Marseilles, derisa Dimitri Payet përgatitej të ekzekutonte një goditje të lirë mes temperaturave të larta në “Stade Velodrome”.

Lojtarët e të dyja ekipeve nxituan për ta ndihmuar anëtarin e Bordeaux dhe bënë thirrje për ardhjen urgjente të stafit mjekësor.

Më pas, nigeriani ishte në gjendje të ngrihej dhe të dilte nga fusha me ndihmën e shokëve të skuadrës, duke mbajtur një qese akulli në kokë.

Ai rifilloi të luante disa momente më vonë, por më pas u zëvendësua në minutën e 14-të, para se ndeshja të përfundonte në barazim 2-2.

Makthi përfshiu futbollistët, stafet teknike dhe tifozët, duke pasur të freskët kolapsin shëndetësor që pësoi Christian Eriksen në fushën e blertë, gjatë ndeshjes së Euro 2020, Danimarkë-Finlandë.

Shkaku i incidentit është ende i paqartë, megjithatë solli kujtimet e arrestit kardiak të danezit në qershor, kur mesfushori takoi vdekjen, por u kthye në jetë nga mjekët me anë të defibrilatorit (masazhit elektrik të zemrës). Më pas përfundoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img