4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova i bashkohet thirrjeve për largimin e sigurt të afganëve

Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar mëngjesin e sotëm deklaratën e departamentit amerikan të shtetit, ku flitet për situatën në Kabul dhe largimin e afganëve nga vendi.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shkruar se Kosova i bashkohet SHBA-së në thirrjen që të gjithë palët të respektojnë largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe të afganëve.

“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen: “të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Afganët dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”, thuhet në këtë deklaratë.

Ambasada Amerikane në Kosovë, dje ka konfirmuar se është në bisedime me Qeverinë e Kosovës për strehimin e partnerëve amerikanë të cilët veprojnë në Afganistan, e që janë të rrezikuar për shkak të marrjes së kontrollit të shumë pjesëve të vendit nga talebanët.

Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, Ambasada Amerikane në Kosovë thotë se janë në bisedime me qeverinë për të parë se si Kosova mund të ndihmojë në këtë çështje.

“Ne mund të konfirmojmë se qeveria e Amerikës është në diskutime me qeverinë e Kosovës se si Kosova mund të ndihmojë partnerët amerikanë në Afganistan. Ne nuk kemi detaje të tjera për të dhënë, tani për tani. Për detaje shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img