3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Sveçla shkel ligjin për letërnjoftim, zgjati afatin e dokumenteve pa mbështetje në ligj

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shkelur ligjin për letërnjoftim të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Duke vazhduar edhe për 6 muaj të tjerë afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimeve, ministri Sveçla ka bërë shkelje të këtij ligji sepse aty nuk parashihet mundësia që ky afat të zgjatet ose shkurtohet me vendim të ministrit. 

Ligjin për Letërnjoftim, neni 12, pika 1.5, precizon saktë se kur një letërnjoftim është i pavlefshëm. Sipas këtij neni letërnjoftimi bëhet i pavlefshëm “me kalimin e afatit të vlefshmërisë”. Rrjedhimisht, çdo letërnjoftimi të cilit i ka kaluar afati i vlefshmërisë është bërë i pavlefshëm dhe ligji nuk parasheh asnjë mundësi që kjo të ndryshohet me vendim të ministrit. Në Kosovë, letërnjoftimi lëshohet me afat vlefshmërie prej 10 viteve dhe me afat prej 5 viteve për personat e moshës 16-26 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img