Vlora Spanca, motra e këshilltares së kryeministrit Albin Kurti u zgjodh Auditore e Përgjithshme e Kosovës me mandat 5 vjeçar.
Pro saj ishin deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Lisfës Serbe.
Ndërsa deputetët e opozitës votuan kundër.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kapja e institucionit të pavarur të Auditorit të Përvjithshëm nga kryeministri Albin Kurti përmes motrës së këshilltares së tij do ta humbë kredibilitetin e këtij institucioni.