9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Lul Raka tregon arsyen e rritjes së rasteve të reja me COVID-19

Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, ka thënë se shkaqet e rritjes së numrit të rasteve janë shpejtësia e përhapjes së variantit Delta, neglizhimi i masave parandaluese nga popullata përfshirë mosmbajtjen e maskave në objekte të mbyllura apo mjete të transportit publik, grumbullimet dhe intensifikimi i kontakteve.

Sipas tij nuk ka inspektime të mjaftueshme nga policia dhe inspektoratet qëndrore e komunale për respektimin e masave.

“Për shkak të numrit të pamjaftueshem të popullatës së vaksinuar plotësisht, duhet fuqizuar bartjen e maskës në objekte të mbyllura, shmangien e qëndrimit në turma dhe masa kufizuese të cilat fillimisht fokusohen për personat e pavaksinuar. Në rast të rritjes dramatike të hospitalizimeve dhe vdekjeve, atëherë rrjedhimisht edhe masat kufizuese fuqizohen”, tha Raka.

Për epidemiologun Isuf Dedushaj, rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19, është shqetësuese.

Ai konsideron që nëse vazhdon një trend i tillë i infektimeve, duhet të merren masa që do të parandalonin përhapjen e mëtejme të infeksionit.

“Njerëzit kanë harruar edhe si ka qenë pandemia. E vetmja mënyrë është që të rritet numri i përfshirjes në vaksinim. E nëse vazhdon kështu rritja enorme, mandej sigurisht se duhet të merren dhe masa të tjera kundër pandemisë”, i ka thënë REL-it, Dedushaj.

Të mërkurën, autoritetet kanë njoftuar se numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 174.991, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 521.737.

Ministria e Shëndetësisë ka nisur një fushatë sensibizilimi për të inkurajuar qytetarët që t’i përgjigjen fushatës së imunizimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbajtja e maskave duhet të përdoret si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse e masave për të parandaluar transmetimin e virusit dhe për të shpëtuar jetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img