4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri kërkon që javën tjetër të merren masa të reja anti-COVID

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas rritjes së rasteve me COVID-19 ka kërkuar një angazhim më të madh të institucioneve për përballje me virusin.

Tahiri ka thënë se nëse nuk ka angazhim më të madh të qeverisë, Kosova do të mbetet me numrin më të vogël të vaksinuarve.

“Nëse nuk kemi angazhim të Qeverisë, edhe në muajt e ardhshëm do të jemi vendi me më së paku të vaksinuar. I bëj thirrje ministrit Vitia dhe Qeverisë që të kenë një angazhim më të madh. Java tjetër të jetë me masa shtesë”, tha Tahiri.

Ai kërkoi nga ministri Arben Vitia dhe qeveria të përkujdesen më shumë për shëndetin e qytetarëve.

Tahiri poashtu ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të dale me një plan konkret për mbajtjen e mësimit nga muaji shtator nëse do të ketë mbyllje nga COVID-i dhe të ketë sistem më të mirë online.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img