3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Infektologu kosovar tregon simptomat që mund t’i keni nëse jeni të prekur nga ethet e minjve

Epidemia e etheve të minjve ka prekur së fundi edhe një 8-vjeçari nga Komuna e Deçanit, i cili tashe gjashtë është duke u trajtuar në klinikë Infektive.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar infektologun Arben Vishaj për të kuptuar se si është gjendja e 8 vjeçarit.

Vishaj ka thënë se fëmijë është mirë dhe se javë e ardhshme pritet të lirohet.

Tutje, ai ka shtuar se numri i pacientëve me këtë lloj epidemia nuk është shtuar.

Numri i të prekurve nga ethet e minjve nuk është shtuar, e kemi pasur një fëmijë të moshës 8 vjecare është në gjendje të mirë dhe pritet që javën e ardhshme të lirohet”, ka thënë Vishaj për Insajderin.

Infektotgolu ka treguar edhe cilat janë simptomat që mund të hasen nga kjo sëmundje. Temperatura, lodhja dhe vështirësia në urimin janë disa nga simptomat që tregoujnë se ju jeni i prekur nga kjo lloj sëmundje.

“Temperatura, lodhja, vështirësi në urinim, dhembje të shpinës, baskr qitje këto janë shenja të përgjithshme klinike të sëmudjesë së etheve të minjve. Kjo është karakteristik për personat që shkojnë në lartësi të mëdha mbi detare, kryesisht nëpër male”, ka thënë Vishaj për Insajderin.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga ethet e minjve, pasi që për këtë vit ky është rasti i parë i diagnostikuar me ethe të minjve.

Nga IKSHPK kanë thënë se për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve.

Kujtojmë se në vitin 2019, në 21-vjeçari nga komuna e Junikut ishte viktima e parë nga sëmundja e etheve të minjve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img