Mediat në Shqipëri raportojnë se tri vajza nga Kosova kanë mbetur të lënduara në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit të mediave në Shqipëri, të lënduar nga ky aksident kanë mbetur: A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
Tre personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.