2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu thotë se Vetëvendosje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke e nxitur armiqësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Sipas tij, debati për “armiqësinë” dhe raportin Kosovë-Shqipëri, është shkaktuar nga partia e cila erdhi në pushtet “me kauzën e bashkimit kombëtar”.

“Nxitja e një debati të tillë po bëhet me qëllim nga Qeveria Kurti për të mbuluar skandalet dhe dështimin në qeverisje, dështimin në procesin e vaksinimit, dështimin në mbështetje të profesionistëve shëndetësor, policëve, mësimdhënësve e zjarrfikësve”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në Facebook.

Ai tutje tha se këto ditë temë kryesore do të duhej të ishte “562 raste pozitive me Covid-19, pastaj edhe rastet e infektimit të disa fëmijëve dhe rastet e reja me virusin Delta të cilat nuk janë identifikuar e raportuar me kohë nga Ministria e Shëndetësisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img