Të shtëna me armë kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Gjakovës.
Sipas informatave të Policisë, dy persona janë plagosur nga të shtënat në rrugën “Bardhyl Qaushi”.
“Ne orën 19:30 ne rrugen “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e St. Policor kanë shkuar ne vendngjarje si dhe është njoftuar AutoAmbulanca. Pas te shtenave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës,
Nysret Gjurkaj, për Gazetën Express.