9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dërgon FSK në Shqipëri për të ofruar ndihmë me zjarret

Ngjarjet e fundit politike që kanë ndodhur në Shqipëri duket se nuk kanë ndikuar në gatishmërinë e Kosovës kur vjen puna tek solidarizimi në fatkeqësi.

Presidentja e Kosovës ka autorizuar dërgimin e trupave të FSK-së për të ndihmuar në situatën me zjarret për shkak se ato nuk po arrin të mbahen nën kontroll.

Presidentja bën të ditur se për këtë veprim ka informuar edhe Kuvendin e Kosovës

Ky është njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidentja Osmani autorizon dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img