-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu kritikon ministrin Vitia: Lëri dasmat e përvishju punës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas disa pamjeve që janë publikuar gjatë vikendit, e ku shihet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke kërcyer në një dasmë.

Haxhiu ka thënë se festa e Arben Vitisë ka ndodhur pikërisht në ditën kur qytetarët nuk janë duke u vaksinuar, pra gjatë vikendit.

“Sot asnjë̈ vaksinim. Pse? Ministër a ke përgjigje, pse gjatë vikendeve nuk po vaksinohen qytetarët, a ndoshta virusi e ka pushim edhe ai”, ka shkruar Haxhiu.

“Edhe pse numri i të infektuarve ka filluar të rritet Qeverisë nuk po i ngutet m’i vaksinu popullatën e në anën tjetër apelojnë̈ që të bëhet vaksinimi.

Qeveria është përgjegjëse për këtë neglizhencë që po ndodhë sa i përketë vaksinimit, për dështim të  programit të vaksinimit. Ministër lëri pushimet, lëri dasmat e përvishju punës, keni marrë përgjegjësi, pandemia nuk luftohet me mashtrime, manipulime e populizëm”, thotë ai.

Ndryshe, Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë, e ka pranuar se ishte në një dasmë, duke thënë se aty janë respektuar të gjitha rregullat Anti Covid.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img