2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për koncertin e mbrëmshëm që u mbajt në Prishtinë, ku mori pjesë tonori i mirënjohur Ramë Lahaj, i cili më pas për shkak të vdekjes së nënës së tij, s’arriti ta përfundojë tërë programin muzikor.

Kurti në një postim në Facebook tha se në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, Ramë Lahaj dhe grupi i tij na mblodhën për të na dhuruar emocione rrënqethëse.

“Filloi me “Bareshën” e Rexho Mulliqit, pastaj “Granada”, “Nemico della patria?!”, “Tacea La Notte Placida… Di Tale Amor”, “La forza del destino”, “Dio, che nell’alma infondere”, “Për ty Atdhe”, “Për mu paska ken kismet”, “E lucevan le stelle”, “Time to say goodbye”, “Non ti scordar di me”, “O moj e bukura Arbëri” dhe “O vendi im”.

Vlera të larta muzikore dëgjuam mbrëmë. Përveç Ramës sonë ishin edhe Simone Piazzola, Lana Kos, Xhelal Bakraqi, Isaneli e Arditi dhe Adhurim Grezda”, tha Kurti.

“Pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj. Interesimi i madh i qytetarëve mbrëmë është edhe thirrje për aktivitete të tjera kulturore e artistike”, shkroi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img