Prishtinë, 25 korrik 2016 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.
Murtezaj e ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe ekspertizën që shteti hungarez po e ofron për Republikën e Kosovës, në proceset integruese evropiane për faktin se Hungaria si një shtet që ka kaluar nëpër këto procese mund të ofroj përvojën e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Zëvendësministri Murtezaj dhe ambasadori Markusz e kanë vlerësuar të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë, me ç’rast Murtezaj ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të mirëpritur investimet e huaja në vend, me theks të veçantë ato me prejardhje nga Hungaria./PrishtinaPress.eu/