Pas largimit të Enver Hoxha nga Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka falënderuar atë për kontributin e tij në këtë parti.
Krasniqi thotë se Hoxhaj ka vendosur ta respektoj vendimin që ishte marrë në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët ta kryejnë vetëm punën në Kuvend pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në kryesi të partisë.
“Falënderoj mikun tim, profesorin Enver Hoxhaj për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën. Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend”.
“E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën”, ka shkruar kryetari Krasniqi.