Enver Hoxhaj, Blerand Stavilevci, Betim Gjoshi, Valdete Idrizi, Safete Hadergjonaj, Muzafer Shala dhe Donjet Bislimi janë të vetmit që i “mbijetuan” reformave në Kryesinë e Re të Partisë Demokratike të Kosovës.
Emrat e përmendur më lart janë zgjedhur sërish anëtarë të Kryesisë së PDK-së, kurse jashtë Kryesisë së re të PDK-së, kanë mbetur: Agim Aliu, Shaqir Totaj, Abelard Tahiri, Hajredin Kuçi, Elmi Reçica, Sami Lushtaku, Xhavit Haliti, Migjen Kelmendi, Bajrush Xhemajli, Blerta Deliu.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në Kryesinë e PDK-së ka njerëz të devotshëm, që si të rinj kanë besuar e janë rritur organikisht në PDK.
“Kryesia përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë përvojë në politikën kosovare jashtë PDK-së, e të cilët, tashmë janë të bindur se vetëm brenda PDK-së e me PDK-në, Kosova ecën në rrugën e duhur të zhvillimit e integrimit, përvoja e të cilëve e plotëson mozaikun tonë gjithëpërfshirës e të pa alternativë. Përbëhet po ashtu nga njerëz komplet të rinj, jo veç në PDK por edhe në politikë, të cilët janë vlerë e shtuar e që përbëjnë avantazh për ne, por që janë profesionistë, e njerëz kompetent me përvojë në fushat e tyre, të cilët sot na duhen e të cilët i kanë besuar vizionit tonë”, ka deklaruar Krasniqi.
Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve të Kryesisë së PDK-së:
PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.
Bernard Nikaj,
Donika Shahini,
Jakup Nura,
Bekim Qollaku,
Nexhat Demaku,
Evgjeni Thaçi-Dragusha,
Sokol Bashota,
Besa Kabashi Ramaj,
Adri Nurellari,
Rashit Qalaj,
Zenun Pajaziti,
Valdete Idrizi,
Betim Gjoshi,
Fehmi Mujota,
Petrit Hajdari,
Luljeta Veselaj-Gutaj,
Blerand Stavileci,
Muzafer Shala,
Muhamet Haliti,
Kujtim Gashi,
Safete Hadergjonaj,
Donjet Bislimi
Kryesia e vjetër e PDK-së:
Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, nënkryetar;
Shaqir Totaj, nënkryetar;
Donjet Bislimi, nëkryetar, sipas funksionit- Kryetar i RDK
Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;
Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;
Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;
Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;
Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;
Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;
Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;
Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;
Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;
Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;
Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit për Çështje Gjinore.