-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ragip Begaj deklarohet i pafajshëm për korrupsion në rastin e ndërtimit të një shkolle

Ragip Begaj, Kryetar i Malishevës, është deklaruar i pafajshëm për korrupsion, të enjten në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai akuzohet me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Drenoc, raporton “Betimi për Drejtësi’.

Begaj deklaroi se është i pafajshëm dhe se aktakuza është e pavend.“Krejt e pavend është”, tha ai duke shtuar se nuk qëndron asnjë nga pikat e aktakuzës.

Një deklarim i tillë erdhi pas leximit të aktit akuzues nga ana e prokurorit Naim Abazi.

Qëndrimin për mospranim të fajësisë nga i akuzuari Begaj e mbështeti edhe mbrojtësi i tij avokati Emrush Kastrati.

Pas deklarimit mbi pranimin e fajësisë, gjykata udhëzoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij që brenda afatit prej 30 ditësh të paraqesin kundërshtimet për provat dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 prill 2021, Ragip Begaj po ngarkohet se më 6 korrik 2018 e në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar, respektivisht si kryetar i Komunës së Malishevës, me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Begaj, më 7 nëntor 2018, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e shkollës në fshatin Panorc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të kësaj shkolle.Siç thuhet në aktakuzë, një pjesë e objektit të kësaj shkolle ishte planifikuar të ndërtohej në pronë private, në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të 4 majit 2018, i cili vendim kishte për qëllim që të ndërtohej aneks i shkollës “Visar Krasniqi” në fshatin Drenoc të Malishevës, i cili aneks nuk ishte ndërtuar asnjëherë.

Po ashtu, i njëjti po ngarkohet se në tetor të vitit 2018 kishte nxjerrë aktvendim për bartjen e mjeteve financiare nga një program në tjetrin, në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Sipas aktakuzës, mjetet financiare nga kodi investime kapitale pa miratimin paraprak të MF-së i ka bartur në kodin mallra dhe shërbime e pastaj këto mjete i kishte përdorur për pagesën e detyrimeve financiare të komunës ndaj personave të tretë pa miratimin e Kuvendit Komunal.Për këto veprime, Ragip Begaj po ngarkohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal lidhur me nenin 81, ku dënimi parashihet me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img