-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas gjendjes së krijuar si rezultat i shpërthimit të zjarreve të shumta në vend.

Ajo në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë institucionet në kohën kur këto të fundit po punojnë për zvogëlimin e pasojave nga zjarret dhe njëherësh të mobilizohen në ruajtjen e ambientit, pasi që me këtë ruhet edhe vetë jeta e qytetarëve.

“Djegia e hamulloreve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj qytetarët duhet të përmbahen nga veprime të tilla, të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm. Kosova është shtëpia jonë, ndaj të gjithë duhet të mobilizohemi ta ruajmë mjedisin dhe t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në kohën kur temperaturat ekstreme kanë përfshirë vendin tonë, rreziku nga zjarret është rritur tejmase. Prej disa ditësh në disa rajone të Kosovës situata është rënduar nga zjarret dhe ky rrezik ende nuk ka kaluar.

Institucionet e vendit me kapacitet të plotë po përpiqen për zvogëlimin e pasojave nga zjarret, por kjo përpjekje domosdoshmërisht kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve. Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i, po bëjnë të pamundurën, por të gjithë kemi përgjegjësinë që ta rrisim kujdesin për ta ulur rrezikun nga shtrirja e zjarreve.

Djegia e hamulloreve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj qytetarët duhet të përmbahen nga veprime të tilla, të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Kosova është shtëpia jonë, ndaj të gjithë duhet të mobilizohemi ta ruajmë mjedisin dhe t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img