-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria premton vendosje të reciprocitetit me Serbinë, opozita skeptike se do të ndodh një hap i tillë

Në mesin e premtimeve të Vetëvendosjes gjatë fushatës ka qenë edhe vendosja e masës së reciprocitetit me Serbinë.

Ndonëse ende nuk ka ndonjë vendim, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk kanë hequr dorë nga kjo masë dhe se shumë shpejt do të fillojë të implementohet.

“Reciprociteti është njëri prej zotimeve që do të vihet në zbatim shumë shpejt pasi që të jenë bërë përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që të mos dështojë”, deklaroi për RTV Dukagjinin deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu.

Nga AAK thonë se nuk ka shpresë që kjo qeveri të vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Është e pandershme që një parti politike e merr pushtetin përmes disa kauzave që i kanë proklamua jo vetëm gjatë fushatës por gjatë gjithë historisë së tyre politike. Kauze e fundit ishte edhe implementimi i reciprocitetit. Ne nuk besojmë se do të vendoset një masë e tillë ndaj Serbisë duke parë se këta po i heqin edhe disa masa tjera që kanë mbetur qysh prej vitit 2016”, deklaroi zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka.

Ndërkohë ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Bruksel, GazmirRaci thotë se vendosje e masës së reciprocitetit do ta pengonte dialogun mes palëve.

“Konsideroj se ndërmarrja e këtyre masave e cenon dialogun, por nëse Serbia vazhdon të ndërhyjë ilegalisht në Kosovë apo dialogu nuk prodhon rezultate Qeveria Kurti ka përgjegjësi që të mbrojë produktet vendore dhe të mbrojë lirinë e lëvizjes dhe interesat e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Gazmir Raci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img