2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni nxit destabilizimin

Zyrtarët qeveritarë po paralajmërojnë se muajin e ardhshëm do ta rikthejnë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin, përderisa përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk do ta lejojnë këtë marrëveshje, pasi që do të organizohen për ta kundërshtuar në legjislativ dhe në rrugë.
Paralajmërimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi do të rikthehet në Kuvend muajin e ardhshëm, po kundërshtohet ashpër nga opozita në vend, shkruan gazeta “Zëri”.
Përfaqësues të kësaj të fundit thonë se është i pakuptueshëm një insistim i tillë i pozitës, derisa nuk i ka votat në Kuvend dhe çdo përpjekje për ta rikthyer këtë marrëveshje pa një dakordim me opozitën, do të jetë manovër e re për të manipuluar me opinionin publik dhe BE- në.
Megjithatë, kthimin e marrëveshjes në Kuvend muajin e ardhshëm, zyrtarët qeveritarë e arsyetojnë me zënien e afatit të fundit për heqjen e vizave për Kosovën.
“Muaji i ardhshëm është koha e fundit për ne që të mund të sigurojmë liberalizimin e vizave”, ka thënë për “Zërin” Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, duke shtuar se nëse marrëveshja nuk kalon as në dhjetor, atëherë fajtore për mos heqjen e vizave për qytetarët është opozita bashkë me “Listën Serbe”. /Zëri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img