4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kujdes: Ambasada Gjermane thotë se nuk është e mundur shitja e terminëve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se është e pamundur shitja e terminëve pasi sipas përgjigjes së tyre dhënë për gazetën Insajder të dhënave për terminet e rezervuara nuk mund të ndryshohen.

Gjatë ditës së djeshme, shumë qytetarë paraqitën shqetësimet e tyre se faqja për termine është jashtë funksionit duke thënë se po bëhet “dallavere” me caktimin e terminëve.

Por, një dukuri të tillë Ambasada Gjermane e hedh poshtë.

“Në parim masat e sigurisë së sistemit dhe proceset e termineve të ambasadës e pengojnë rezervimin e termineve jo të personalizuara dhe me këtë edhe shitjen e tyre. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave për terminet e rezervuara gjithashtu nuk janë të mundura për të siguruar mbrojtjen e tyre nga keqpërdorimi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane.

E në adresë të gazetës Insajder një qytetar ka shkruar se nuk ka mundur të bëj termin dhe sipas tij, ka pasur dallavere për caktimin e terminëve.

“Pershendetje Edhe nej her gazetar te nderuar, une kom ni shqetsim si qytetar i kosoves per Ambasaden Gjermane.Si osht e mujtne dje 02-08-2021prej ores 8:30 deri ne ora 14:30 nuk ka pas qasje ne Ambasad per TERMINE e kom fjalen per BALLKANIN PERENDIMOR kur e kan liru nuk ka qasje per TERMINE se i kan marr ju lutem si gazetar keni informata apo osht i njoftum zotri Ambasador se si po bahen DALLVERE per TERMINE”, tha ky qytetar.

E pyetur se a ka pasur ndonjë ankesë për termin, Ambasada Gjermane thotë se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë rast konkret.

“Përkitazi terminet: Deri tani askush nuk iu është drejtuar ambasadës lidhur me ndonjë rast konkret. Në rast të informatave konkrete, ne i shqyrtojmë të gjitha akuzat; mirëpo pa të dhëna/informata konkrete kjo fatkeqsisht nuk është e mundur. Në rast se ekzistojnë të dhënat konkrete, ne do t’ju ishim falënderues nëse i ndani ato me ne. Caktimi i termineve në Ambasadën Gjermane parimisht është falas”, thuhet në përgjigje./Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img