-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: VV-ja m’qitke ne TV veç kur situata ishte keq

Kryetari i Prishtinës, ka rrëfyer përvoja të tij sa ishte pjesë e Vetëvendosjes në emisionin “Pressing”. Ai ka thënë se kur ndodhte që VV shkaktonte situata të rënda, ai ishte i zgjedhuri që do ta dërgonin në emisione televizive.

Ai ka thënë se ka mbrojtur tema që s’i ka besuar aspak.

Ai ka përmendur edhe incidentin me ish-ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila ishte lënduar fizikisht nga protestuesit e VV-së.

“Unë kam dalë kam mbrojtë tema për VV-në që aspak s’u besoj, por je grup, je nënkryetar dhe kur ka vendosë shumica e Kryesisë, unë dalë me mbrojtë atë qëndrim”, ka thënë Ahmeti.

“Kur kanë qenë periudhat më të vështira dhe kjo ka qenë prej gjanave që m’kanë pengu më së shumti në VV, është që kur ka qenë më së keqti m’kanë qitë mua në televizor. Ndoshta me zbutë pak, t’u keshë…Shpendi t’u folë. Pra, kur ka ndodh incidenti me ambasadoren amerikane, kërkush s’ka dashtë me dalë në TV. Jam dalë unë, e kam mbrojtë qëndrime të pambrojtshme, po them”, ka rrëfyer ai.

“Unë kurrë s’kam deviju prej vijës. Ma shumë ka deviju Glauku e plot të tjerë”, ka vazhduar ai.

Ahmeti ka treguar edhe një rast, kur me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi ishte diskutuar me orë të tëra në VV nëse duhet shkuar për homazhe apo jo.

“Është folë tre katër orë edhe kur ka vdekë Bajram Rexhepi, a me shku në homazhe a jo. Po shkoj more qysh mos me shku”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img