-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu Avdyli e Bedri Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Deputeti nga Lista Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, deklaroi sot se dallimi në mes të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentes Vjosa Osmani është se angazhimi i të parit ka qenë për të vënë pazar tokat e Kosovës.

Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të PDK-së rreth shpenzimeve të presidentes Osmani, Avdyli në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se paga e Osmanit është e njëjtë me atë që e ka pasur Thaçi.

“Një dallim substancial në mes të Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit është që paga është e njëjtë, por angazhimi i Hashim Thaçit ka qenë për të vënë pazar tokat e Kosovës, duke krijuar dhe duke thënë që komunat veriore janë komuna të Rankoviqit edhe duke thënë që ne do ta bashkojmë Preshevën dhe Luginën dhe ajo ka qenë një përrallë. Ndërsa, Vjosa Osmani e ka pagën e njëjtë, por nuk i ka vendosur këto pazare të tokave të Kosovës”, tha Avdyli.

Ndaj tij ka reaguar nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha nuk mund të gjendet asnjë dokument që pohon fjalët e deputetit Avdyli.

“Zoti deputet, hajgare po flet ti edhe nuk je duke ia qëlluar hiç edhe sinqerisht sikur të isha në vendin tënd do të më ndihesha keq. Po i përmend emrin e ish-presidentit i cili sot është në disa rrethana krejt tjera, për një punë dhe një aktivitet që nuk e ka bërë vetëm, po ka qenë kryesori apo ndër kryesorët dhe e ka bë me shumë të tjerë, i cili aktivitet na ka mundësuar që ne sot të jemi këtu deputetë. Nëse u përmend paga e presidentes, presidentja nuk ia cakton pagën vetes, por është ligji. Fol për këtë, por mos tërhiq paralele, mos hy në teori konspirative dhe mos fol pa fakte. Asnjëherë, po ta garantoj me jetë, asnjëherë, e them me përgjegjësi njerëzore se ti nuk ke pa, as nuk ke pasur mundësi ta shohësh asnjë dokument të cilit mund t’i referohesh. Jo, ndarja e Kosovës! Pallavra janë këto, andaj kur të flasësh për figurën e ish-presidentit Thaçi kuptoje që nuk mund ta ndërrosh historinë. Kuptoje që njerëz të caktuar të vegjël gjithmonë kanë dashur dhe dëshirojnë të rriten vetë duke e përmendur figurën e ish-presidentit Thaçi”, tha ai.

Deputeti Haxhi Avdyli ka insistuar se deklaratat e ish-presidentit të Kosovës kanë qenë publike.

“Unë nuk kam nevojë që të kem qasje në dokumentacionin e tij, sepse ato deklarata kanë qenë publike, kanë qenë në konferenca për shtyp, kanë qenë në statuset e tij në Facebook ku janë quajtur komunat e Rankoviqit, Leposaviqi dhe disa komuna të tjera dhe në të njëjtën kohë është përmend që ne do ta bashkojmë Preshevën, edhe atë duke folur nga ndonjë çajtore atje. Kështu që, nuk është e thënë që ne tash e kemi të ndaluar të mos flasim edhe për një realitet, derisa ju dhe deputetët e juaj merren me shpifje duke thënë që ka keqpërdorime të parasë publike”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img