Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot një mysafir të veçantë në zyrën e tij.
Jashari ka njoftuar se atë në zyre e ka vizituar axha i tij, Rifat Jashari.
“Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Sot më vizitoj në zyrën time, axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të Lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë.
Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim.
Gjatë këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.
Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit.
Të paqim gjatë mixhë!