2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Veseli propozon Ligjin për dekriminalizimin e skenës politike

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i mendimit se në Kosovë duhet të hartohet një ligj i veçantë për pastërtinë e figurës politike. Ky ligj sipas Veselit, do t’i pamundësonte të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore.
Veseli në një intervistë dhënë portalit ‘Telegrafi’, ka thënë se këtë nismë të tijën ia ka propozuar disa herë edhe opozitës kosovare. AI është shprehur se nëse opozita është e interesuar që ta luftoj korrupsionin, atëherë le ta mbështes një nismë për t’i larguar nga jeta publike individët që kanë kryer korrupsion apo që kanë pasur lidhje me krimin.
“Unë i kam propozuar disa herë edhe opozitës ndërmarrjen e një nisme legjislative për hartimin e një ligji të pastërtisë së figurës publike, me të cilin do t’iu pamundësohej të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore. Nëse opozita është e interesuar që ta shërojmë së bashku plagën e korrupsionit dhe jo vetëm të propagandojë, atëherë le ta mbështes një nismë për t’i larguar nga jeta publike individët që kanë kryer korrupsion apo që kanë pasur lidhje me krimin”, ka thënë kryepralamentari Veseli.
Ai ndër tjerash në intervistën e dhënë ka folur edhe ëpr zgjedhjet në komunë e Drenasit, luftimin e korrupsionit, reformën zgjedhore, si dhe kërkesën e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img