-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Propozohet që kryeministri kroat Plenkoviq të shpallet qytetar nderi i Kosovës

Pas tragjedisë që ndodhi të dielën në Kroaci ku humbën jetën dhjetë persona, qytetarë të shumtë por edhe udhëheqësit e institucioneve në Kosovë, kanë shprehur falënderime për shtetin kroat dhe qeverinë për ndihmën e dhënë shtetasve kosovarë në këtë rast.

Madje në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë nga Kroacia, është propozuar që kryeministri kroat Andrej Plenkoviq të shpallet qytetar nderi i Kosovës.

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj- Prljaskaj në një intervistë për Telegrafi.com ka thënë se i bashkohet kësaj kërkese.

“Në mediat e Kosovës e kam parë shpesh që po kërkohet që kryetari i qeverisë kroate të shpallet qytetar nderi i Kosovës, dhe unë i bashkëngjitëm kësaj dhe mendoj së është e udhës që ai të shpallet qytetar i nderit”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.

Ajo më tej shtoi se në këtë moment tragjik që ndodhi, përveç komunitetit shqiptar që kanë shpreh gatishmërinë të ofrojnë ndihmë gatishmëri të tillë kanë shpreh edhe qytetarët kroat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img