-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu akuzon për 200 mijë euro të vjedhura në Thesar, ministri Murati sqaron se çfarë ka ndodhur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se para një muaji, ka ndodhur një vjedhje tjetër në Thesarin e Shtetit. Ai e ka akuzuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se e ka fshehur këtë rast.

Deputeti Haxhiu e ka pyetur ministrin Murati pse është fshehur ky rast.

“A ka ndodhur një muaj më parë një vjedhje e ngjashme në thesarin e shtetit prej 200 mijë euro. A janë paguar një kompanie 200 mijë euro edhe pse është mbajtur fshehtë. 2.1 milionëshi nuk është mbajtur fshehur, por e ka marrë vesh krejt bota. Por pse këto 200 mijë euro duhet të mbahen fshehur dhe a ka kallëzime  penale për zyrtarët e thesarit që kësaj kompanie ia kanë qitur 200 mijë euro. Emrin e kompanisë e kam këtu, e dini edhe ju. E di që keni qenë në presion, më kanë treguar zyrtarët e ministrisë. Por pse duhet të mbahet fshehur”, tha Haxhiu në seancën e sotme plenare.

Në kundërpërgjigjen e tij, ministri Murati e akuzoi për shpifje deputetin Haxhiu, derisa dha sqarime për rastin.

Murati ka deklaruar se është mbajtur konferencë lidhur me këtë rast.

“Një rast i pagesës së dyfishtë për shkak të sistemit ka ndodhur nga një organizatë buxhetore, e cila ka qenë e paligjshme. S’ka ndodhur në Ministri të Financave, ka ndodhur nga një organizatë buxhetore tjetër, jo përmes thesarit. Ne si Ministri e Financave kemi marrë gjitha masat, gjitha mjetet janë kthyer deri në centin e fundit, rasti është në prokurori. Nuk është fshehur, kemi pasur konferencë për medie lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img