-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

U prezantua rrejshëm si zyrtare e Prokurorisë, arrestohet 23 vjeçarja nga Mitrovica

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, pas një pune hetimore, gjatë ditës së sotme në cilësi të së dyshuarës kanë intervistuar të dyshuarën O.R., 23 vjeçare, shtetase e Kosovës për veprën penale “Prezantim i rremë ”.

“Mbi dyshime të ngritura se është prezantuar në mënyrë të kundërligjshme apo të rremë, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, pasi që e dyshuara ditë më parë në kohën kur është ndalur nga Policia në Mitrovicë, gjatë kontrollit rutinor, ka tentuar t’i vë në lajthim zyrtarët policorë nën arsyetimin se është punonjëse – zyrtare e Prokurorisë”, thuhet në njoftim.

Pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se e dyshuar nuk është punonjëse në sistemin e Prokurorisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se edhe në disa raste të tjera është prezantuar si punonjëse e Prokurorisë.

Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar për në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img