-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Sami Lushtaku mund ta marrë Skenderajn vetëm me luftë”- përballja Jashari – Lushtaku ‘nën petkun e kërcënimeve’!

Përballja e Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit për Skenderajn do të jetë shumë e ashpër.

Kjo do të jetë gara më e nxehtë e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit në Kosovë.

Lushtaku i njohur për kërcenimet e tij, edhe ndaj personave të tjerë, por edhe ndaj Bekim Jasharit kësaj radhe, do të përballet me votuesit të cilët kanë dy mundësi për Skenderajn, ta çojnë përpara me Bekim Jasharin, apo ta votojnë Sami Lushtakun dhe të ngecin, ashtu siç kishin ngecur në zhvillimin e Skenderajt derisa erdhi Jashari aty për të çuar projektet përpara.

Pak kohë më herë, Bekim Jashari e kishte akuzuar Sami Lushtaku se po bënte fushatë nëpër oda të Drenicës kundër tij.

Jashari madje kontestoi edhe kontributin e Sami Lushtakut në luftë, si komandant i shquar i UÇK-së.

Për këtë ksithe reaguar Sami Lushtaku.

Lushtaku kishte deklaruar që nuk ka “bir nane” që mund t’ia ndalë Drenicën dhe ajrin.

“Z. Jashari lidhje s’ka çka ka ndodhë në Kosovë. M’vjen keq që z. Jashari e mbron aura e familjes së tij. [E ka] mbiemrin i familjes, se ta kisha bo paqavër atë [Bekim Jasharin]. Jashari nuk mundet me ma ndalë Drenicën edhe ajrin. Unë qe 20 vjet mas lufte kam bërë fushatë nëpër oda të Drenicës dhe nuk mundet me ma ndalë. S’ka bir nane që mundet me ma ndalë. Jashari mendoj që bën fushatë kundër vetes, ka mendu që është lehtë me hy në politikë; ne ja kemi dhënë kryetarin me udhëheq, kjo është politikë, edhe duhet të ketë fushatë”, ishte shprehur Lushtaku.

Në lidhje me këtë çështje, profesor dr. Binak Maxharraj thotë se Lushtaku mundet me fitua Skenderajn vetëm me luftë.

Sipas tij, Bekim Jashari është kryetari që mrekullisht e udhëhoqi këtë komunë.

Maxharraj flet edhe për kërcënimet e Lushtakut.

Ai shkruan se, Lushtaku njihet për të bëmat e tij të pasluftës, ku edhe mbajti disa vite burgim.

Shkrimi i plotë i Binak Maxharrajt:

SAMI LUSHTAKU MUND TA MERR SKENDERAjN VEÇ ME LUFTË, SI MATIA GUBECI NË KROACI GJATË KRYENGRITJES FSHATARE TË VITIT 1573.

Në zgjedhjet lokale për kryetar komunash në Komunën e Skenderajt janë kandiduar dy kandidat: 

1. Bekim Jashari, kandidat e pavarur, kryetar i deritashëm i Skenderajt, i familjss emblematike heroike të Adem e Hamëz Jashari i cili mrekullisht e udhëhoqi komunën në këto katër vitet e fundit. Kauboit të Drenice hiç nuk i paska ardhë mirë rikandidimi i Bekim Jasharit për Kryetar të Skendërajt, bile edhe ju paska kërcnu duke i thanë “Bekim Jashari i qoftë falë familjës, se paçavër e kisha ba” dhe

2. Sami Lushtaku një komandant i Zonës Operative të Drenicës i cili me shumë njihet me të bëmat e tij të pasluftës se gjatë luftës. Pas luftes njihet si një njeri i korruptuar, i pasuruar jashtë ligjshëm, merrej me blerjen e tokave të shtetit shumë lirë gati falas e pastaj ua shiste 5 mijë herë më shtrejtë. Është i njohur me afera dhe skandale pas luftës, me keqpërdorime për të cilat edhe ka bërë do vite burg.

Sami Lushtaku nuk e ka as shansin më të vogël të fitojë në Skenderaj. Për të korr fitore ai duhet të organizoi një kryengritje fshatare të armatosur me huj, sëpata, rrfata, kosa, drapna,  etj. bash si në kohën e Matia Gubecit në Kroaci në vitin 1573.

Pra, kjo do të thotë se njerëzit e tillë me probleme me ligjin jo që nuk duhet të kandidojnë por edhe kurrsesi nuk duhet të votohen.

Kjo edhe për arsye se përball e ka njeriun e familjes herioike të Jasharve të cilët e shkrin gati të tërë familjën për lirinë e Kosovës.

Këtë më së miri e dinë votuesit, elektorati i Skenderajt dhe ata do ta qojnë votën aty ku duhet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img