-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Raportohet për një viktimë nga shpërthimi në Gjermani

Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.

Të paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë janë të zhdukur, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta, kompania që menaxhon Chempark, ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut, ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img