-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Takim të veçantë dhe nënshkroi flamurin e Kosovës: Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nderon ekipin tonë në Tokio

Foto: Kosovo Olympic Committee

Pas dorëzimit të medaljes së artë olimpike për kampionen olimpike, Nora Gjakova, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka takuar rishtazi drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, në emër të delegacionit të ekipit olimpik të Kosovës, ka falënderuar presidentin Bach për mbështetjen e vazhdueshme dhënë sportistëve tanë.

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, i dhuroi orën zyrtare të KOK-ut me llogon e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Presidenti Bach po ashtu vuri nënshkrimin e tij në flamurin e Kosovës.

Kujtojmë se Kosova deri më tani në këto Lojëra Olimpike ka fituar dy medalje të arta, përmes Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img