7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hajrulla Ceku harron që është ministër i Sportit, asnjë fjalë për medaljet olimpike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku sikur ka harruar që është ministër i sportit. Derisa rrjetet sociale po shfrytëzohen me të madhe për t’i uruar fituesit e medaljeve olimpike të Kosovës në Tokyo 2020, vet ministri se tha asnjë fjalë, shkruan Gazeta Express.

Ministri nuk e ka bërë asnjë urim për Distria Krasniqin, e cila të shtunën ia solli Kosovës medaljen e dytë olimpike në xhudo, e as sot për Nora Gjakovën që i siguroi Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike.

Në profilin e Hajrulla Cekut, për këto ditë sa është duke u mbajtur Tokyo 2020 nuk është bërë asnjë postim për t’i uruar Krasniqin e Gjakovën, e ekipin e Kosovës, për sukseset e arritura.

Për garën që po mbahet në Tokyo nga ministria që udhëhiqet nga Ceku kanë shkruar vetëm në profilin zyrtar të kësaj ministre në Facebook.

Aty bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës  në Lojërat Olimpike po reprezetohet nga zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.

Aty edhe janë uruar Gjakova e Krasniqi për sukseset.

Për medaljet e arta kanë shkruar anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, përfshirë këtu, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Fitoret e Kosovës në Tokio 2020 i ka uruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Postimi i fundit që Ceku ka bërë në Facebook ka qenë i disa ditëve më parë, derisa i njëjti ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në rrjete sociale, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit më herët kishte bërë postime nga kjo fushë, si njëri nga postimet e fundit ku uroi Federatën e Kosovës në basketboll.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img