Duke marrë parasysh rrugën midis Frankfurtit dhe Prishtinës, dhe vetëm dy shoferë, ky është një problem shumë i madh.
Kështu thotë eksperti kroat i komunikacionit, Goran Husinec pas aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi në autostradën e Slavonski Brodit, duke shtuar se për një rrugë kaq të gjatë, dy shoferë janë pak.
“Secili shofer i autobusit mund të ngasë për 9 orë brenda 24 orëve, pas së cilës ka një pushim të detyrueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për autobus, ai duhet të pushojë për 2 orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet”, thotë Husinec
“Kjo rrugë zgjat rreth 25 orë, duke marrë parasysh qëndrimet në kufij. Dhe me turmat kur është sezoni, një udhëtim i tillë mund të zgjasë deri në 30 orë, kështu tani merreni me mend”, shton ai.