2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Matoshi: Ekspertiza e tha fjalën e vet, çka tash?

Publicisti Halil Matoshi ka komentuar raportin e autopsisë së mjekësisë ligjore për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes në Burgun e Prizrenit, Astrit Dehari. Matoshi ka thënë se ekspertiza e ka thënë fjalën e vet. Sipas tij, shoqëria duhet të ngritet që të dalë në mbrojtje të insticuioneve dhe të bëjë të pamundurën për t`i riformuar ato profesionalisht. Ai është shprehur se shoqërisë kosovare i duhet besimi dhe jo frika, andaj edhe Vetëvendosje duhet të fokusohet në zbardhjen e fakteve nëse Astriti ishte burgosur me skenar politik.

Lexoni komentin e plotë të tij:
Cka tash?
Ekspertiza e ka thane fjalen e vet: Astrit Dehari ka vdeke tragjikisht, duke ia marr vetes jeten.
Pos qe vuejtja e dhembja per Astritin vazhdojne, po vazhdon edhe abuzimi politik me tragjiken e tij.
Cka munemi me thane ne qe s’marrim vesh ne mjeksi ligjore dhe forenzike e fusha tjera specifike? Me mbylle gojen e me heshte, pervuejtesisht!
Pse gjith ky dyshim, dyshim, dyshim?
Cfar po ndodh me kete shoqnine kosovare?
Asht fakt se institucionet e shtetit e kane humb besimin (vertet nuk e kan kriju asnjihere) porse kso dyshimesh arbitrare nuk cojne kerrkund hiq.
Shoqnia duhet te ngritet ne mbrojtje te institucioneve, e me ba t’pamundshmen per me i reforimue e ngrit profesionalisht ato – duhet me ba lufte te pakompromis ne dekriminalizimin e tyne po jo te turret per permbysjen e tyne…
Pos shperbamjes se shoqnise dhe shtetit!?
Pse nuk po falsin ekspertet e propozuem nga familja Dehari porse vetem mbrojtesi zamadh e punepak?
Ku asht morali i ksaj historie?
Pra Vv-ja nuk fiton dot asnji vote ma shume nese abuzon me nji tragjedi, qe sinqerisht u pa se e preku deri n’lote tan Kosoven!
Familja, mbrojtja dhe Levizja Vetevendosje duhet te fokusohen tek zbardhja e fakteve nese Astriti ishte arrestu arbitrarisht dhe me nji skenar politikisht te influencuem si dhe tek padrejtesia e caktimit te parburgimit – ndonese gati tre muej dite ne arrest – pa e pyet kush pse asht aty?
Kesaj shoqnie i duhet besim e jo frike e rrenim!
Kosova ka nevoje per nji kontrate e re shoqnore, qeverisje jo perfituese dhe ne integritet moral e profesional por jo kthim ne metodat permbysese revolucionare!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img