Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Këtë festë ai e ka cilësuar si bashkim ndërvllazëror.
Këtë e tha ai gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Si tha se në këtë festë duhet të lutemi për ata që kanë vdekur gjatë pandemisë.
“Sakrifica është vlera dhe vërtiti i secilit besimtarë dhe dimë ti kushtojmë rëndësi të veçantë. Është moment i mirë që në këtë dite feste bashkë festojmë dhe të lutemi për ata që kanë shkuar në amshim si pasojë e atyre që kanë humbur jetën gjatë pandemisë”, tha ai.