3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Baraliu ‘thumbon’ Kurtin e Osmanin: Prandaj brengosem për vizitat falas te Sellma, shtëpinë 400m për 250 euro në muaj e fustanin me dredhëza

Fustani i vajzës së kryeministrit Albin Kurti, mbrëmë në Festivalin e Filmit në Kanë, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Vëmendje mori çmimi i fustanit që sipas raportimeve kushton 490 dollarë, por kreatorja kosovare deklaroi se fustanin ia kishte dhuruar vajzës së Kurtit. E për këtë pjesë ka reaguar edhe analisti Bleron Baraliu, teksa shprehet i brengosur me rrjedhen e gjërave.

Këtu përmend edhe grimin falas që grimerja Sellma deklaronte se ia kishte bërë presidentes Vjosa Osmani, shtëpinë e Kurtit dhe “fustanin me dredhëza”. Duke shtuar se protestat duhet inkurajuar e jo shtypur.

“Prandaj, të dashur, unë brengosem për vizitat falas te Sellma, shtëpinë 400m për 250 euro në muaj, fustanin me dredhëza të ‘huazuar’, dhe vinjetat 5 euro. Prandaj duhet inkurajuar, e jo shtypur protestat e të tjerëve!”, shkruan Baraliu ndër të tjera, transmeton Gazeta Express.

Në fillim të reagimit të tij përmend një histori se si një nënë e kishte arsyetuar djalin e saj i cili bënte vazhdimisht “zullum”. E pas kësaj, ai thotë se korrupsioni ç’rrënjoset vetëm me zero tolerancë.

Reagimi i tij i plotë: 

… dikur djali 5 vjeç kishte vjedhur dy vezë. “Hajt se ska gajle” – kishte konstatuar nëna e tij ledhatuese.  Më vonë djali kishte grabitur hamshorin e fqiut: “Hajt se s’â gja ni kali” – ishte arësyetuar e ëma!  Në fund, i biri, para ekzekutimit me vdekje sepse s’kishte lënë cak pa abuzuar e ‘zullum’ pa bërë, dëshirën e fundit zgjodhi t’a shihte nënën. Sapo fitoi nga rasti i këputi gjuhën: “kjo gjuhë më ka mësuar të gënjejë e mashtrojë”, deklaroi para se t’i dhuronte qafën litarit ????.

Prandaj, të dashur, unë brengosem për vizitat falas te Sellma, shtëpinë 400m për 250 euro në muaj, fustanin me dredhëza të ‘huazuar’, dhe vinjetat 5 euro. Prandaj duhet inkurajuar, e jo shtypur protestat e të tjerëve!

Kurrizi që thehet njëherë do lakojë njëqind herë – kështu më kanë mësuar prindërit e mi, edhe kur mi patën djegur vithet djaloshare me hithëra e duartë me thupra të mprehta sepse kisha vjedhur një grusht rrushi nga vreshtat e dërzhavës të kultivuara në tokat tona të zaptuara nga regjimi okupues.

Korrupcioni çrrënjoset vetëm me zero tolerancë. Dhuna mënjanohet vetëm me 100% dashuri dhe kujdes për mendimin ndryshe. Shpresat shumëzohen me reflektim, vetë kritikë, dhe konsistencë në vepra – jo me arrogancë e injorim të së kundërtës.

Në një vend i tëri sa një lagje e Nju Jorkut vazhdon të bëhet nami në i madh se i Parisit e Berlinit. Ky nuk është atdheu i ëndërrave dhe sakrificës. Dikush duhet t’i kthejë këta njerëz në rrugën e kombit. Ky tren duhet ndaluar diku, sepse ura është e rrënuar qysh moti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img