6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarja e PSD-së e hidhëruar me Qeverinë: Reaguat vonë, në ora 23:00!

Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, që u arrestua dje nga Policia e Kosovës, është shprehur e pakënaqur me kohën kur ka reaguar Qeveria Kurti. 

Sipas saj, reagimi i tyre erdhi pas presionit të madh qytetar.

“Qeveria fshihet prapa një reagimi që flet për të drejtën për protestë, e në njëjtën kohë dhe për të njëjtin parim mbanë të burgosur Kryetarin e PSD-së”, ka shkruar ajo. 

Postimi i plotë:

Çka tregon reagimi i Qeverisë? Reagimi i Qeverisë nuk erdhi pasi u përdor dhunë nga policia, as pasi u arrestuan aktivistët. Qeveria ka reaguar vetëm pas presionit të madh të qytetarëve dhe opinionit publik. Prandaj reagimi doli në ora 23:00. Kjo është mënyra e vetme sesi ky pushtet matet. Reagimi është i vonshëm, dhe erdhi prej zorit. Dhuna policore ndaj aktivistëve tregon për fillimin e përndjekjeve. 

Ajo merr forma të ndryshme në kohë, por qëllimi është i njëjtë: paqtimi i dallimeve, dëgjueshmëria, disiplinimi. Policët më të zellshëm në ushtrimin e dhunës janë ata që marrin tagrin moral e politik prej populizmit të Kryeministrit Kurti. Rendet me tendenca totalitare janë të rrezikshme sepse funksionojnë pa nevojën për komandime direkte nga sipër. Dhuna policore është e papranueshme. 

Qeveria nuk mund të fshihet prapa një reagimi e një suspendimi të policit. Qeveria fshihet prapa një reagimi që flet për të drejtën për protestë, e në njëjtën kohë dhe për të njëjtin parim mbanë të burgosur Kryetarin e PSD-së. Por t’i kthehemi përsëri pyetjes qendrore: Pse 5 euro tiketë? Pse po krijohet monopoli? Pse?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img