1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si u bë fshehurazi intervistimi i kandidatëve në Komisionin e Pavarur për Media, Flutura Kusari jep detaje

Anëtarja e Shoqërisë Civile, Flutura Kusari ka njoftuar se procesi për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media është bërë në procedurë krejtësisht sekrete.

Ajo ka thënë se intervistimi i kandidatëve është bërë fshehurazi me 13 e 14 korrik nga një komision Ad-hoc i Kuvendit.

Kusari ka thënë se nuk mbanë mend që ndonjëherë në Kuvend të organizohet një proces i rëndësishëm në mënyrë kaq të fshehët.

“Procesi për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media është bërë në procedurë TOP SEKRET
Intervistimi i kandidatëve është bërë fshehurazi më 13 dhe 14 korrik 2021 nga një komision Ad-hoc i Kuvendit të Kosovës.
Organizatat joqeveritare, aktivistët dhe mediat janë përjashtuar tërësisht dhe pamëshirshëm nga ky proces. Kurrë nuk do ta dimë si janë organizuar intervistat, a janë bërë pyetjet e njëjta, a është përdorë metodologjia e britanikëve, si kanë përformuar kandidatët apo a e kanë favorizuar shumica dikë pa meritë.
Nuk mbaj mend të ketë ndodhur një gjë e tillë ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës, pra që një proces kaq i rëndësishëm të organizohet në procedurë të fshehtë TOP SEKRET. Edhe kur mbahen takime në mes të drejtorit të AKI-së dhe deputetëve, ëebsite i Kuvendit lajmëron për takime të tilla, por qëllimshëm nuk ka lajmëruar për këtë proces.
Ky është tentim për degradim të mëtujeshëm të këtij institucioni. Kushdo që bëhet anëtar i KPM-së nuk do të ketë asnjë pikë legjitimiteti. Procesi duhet të anulohet në tërësi ose të paktën të përsëritet intervistimi.
Ndërkohë, nuk mbet tjetër përveç me e lajmeru komunitetin ndërkombëtar dhe me u siguru që në secilin raport që vlerësohet liria e shprehjes dhe e mediave do të përmendet se çfarë ka ndodhë në Kuvend me 13 dhe 14 qershor 2021.
Deputetët përgjegjës janë Doarsa Kica-Xhelili, Valon Ramadani, Fidan Jilta, Nijazi Isaku, Fitim Haziri, Besim Muzaqi dhe Slavko Simiq” shkruan Kusari në njoftim.

Përfaqësuesi tjetër i Shoqërisë Civile, Agron Demi e ka krahasuar këtë proces të fshehtë, me atë të vitit 2017 kur PDK e LDK mbajtën sekret mbledhjen ku diskutohej për RTK-në.

“17 janar 2017: PDK&LDK mbajnë top sekret mbledhjen ku po diskutohej për RTK.
13-14 qershor 2021: VV mbanë top sekret procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Komisionit të Pavarur për Media.
“Ne u përpoqëm të bënim më mirë, por gjithçka doli si zakonisht.” – pati thanë një politikan.” shkruan Demi në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img