Ish-kryegjyqtari Malcolm Simmons, ka bërë edhe një tjetër reagim ndaj ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili nuk e mirëpriti raportimin e të parit, në Kuvendin e Kosovës.
Simmons, lidhur me këtë, shkruan se nëse do të dilnin të pavërteta pretendimet e tij, pse Eulexi do duhej të frikësohej nga një hetim prej Kuvendit të Kosovës.
”Nëse pretendimet e mia janë të rreme, për çka @EULEX duhet të ketë frikë nga një hetim nga Kuvendi i Kosovës?”, shkruan ai duke përmendur në cicërimën e tij ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.