3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria del me njoftim për vrasjen dhe plagosjet në Viti

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dal me një njoftim për vrasjen dhe plagosjet në Viti, raporton Express.

Prokuroria ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari B.R dhe se ndaj tij është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë dhe se i është sekustruar një revole dhe armë gjuetie.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti. Një prej tyre s’ka mundur t’i përballojë plagët e mara dhe ka vdekur.

Rastin për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

” Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img