3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Avullimi i 2.1 milionë eurove nga buxheti i shtetit, paralajmërohet ngritje e aktakuzës brenda këtij muaji

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit, duke shtuar se beson se brenda këtij muaji së paku duhet të ngrihet aktakuzë nga prokuroria për këtë rast, shkruan Gazeta Express.

Murati i ftuar në emisionin DPT te Fidani në Televizionin T7, ka thënë se procesi është ende në prokurori, derisa, nuk mund të jep shumë detaje, sepse kjo ka qenë kërkesa e prokurorisë, që ai të mos prononcohet për këtë rast.

Tutje, ai ka thënë se është stërzgjatur procesi, e shpreson që brenda këtij muaji të paktën të bëhet ngritja e aktakuzës.

”Procesi aty është në prokurori, jam interesu patjetër, nuk muj me dhanë shumë detaje, marrë parasysh se ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos prononcohem lidhur me detajet, por po shpresoj që ish dashtë shumë shpejt, se nëse nuk bëhet edhe këtë muaj, jemi tu fol për një stërzgjatje të procesit, s’paku me ngrit aktakuzë, jemi tu fol për një çështje për të cilën s’ka pas dilema kohore çka ka ndodhë, e qysh ka shku puna, nuk ish dashtë me marrë kaq gjatë. Po besoj që shumë shpejt duhet me vepru, në vazhdimësi po e përcjellë procesin çka po ndodh”, ka thënë ministri.

“Po pres prej diskutimeve që i kemi pas me pas një llogari kalimtare, mjetet që janë të bllokuar me kalu në një llogari në Bankën Qendrore, e mjetet t’i kemi aty”, deklaroi Murati.

Labinot Gruda dhe Kadri Shala janë duke qëndruar në paraburgim, si të dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit ndodhi në tetor të vitit 2020, ku përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi opinionin për një vjedhje jo të zakonshme.

Ajo bëri të ditur se nga Thesari i Shtetit ishin “avulluar” më tepër se 2 milionë euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se lidhur me këtë rast ka bllokuar 34 llogari bankare dhe janë bllokuar 600 mijë euro si dhe janë sekuestruar 4 vetura.

“Ju njoftojmë se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K. SH, pronar i (LDA Group). Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro”, kishte bërë të ditur Prokuroria përmes një njoftimi./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img