3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tronditë Simmons: EULEX-it i kërkohej t’i largonte nga skena politike disa “peshqi të mëdhenj”

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons tha se ky mision ka pasur objektiva politike në Kosovë.

Para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Simmons tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshqi të mëdhenj”, duke i dënuar.

“Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin peshqi të mëdhenj. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata”, tha Simmons.

Ai u tha deputetëve se mund t’u ofrojë detaje për secilin rast ku ka pasur ndërhyrje me karakter politik. Ai tha se këtë do ta bëjë në rast se deputetët vendosin ta hapin një hetim të plotë për këtë.

“Nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë, unë dua t’ju ofroj detaje të plota të rasteve kur ka pasur ndërhyrje në hetime”, tha Simmons.

Ish-kryegjykatësi i EULEX-it tha se kishte ndërhyrje edhe në email-et e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img