13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Shpejtim Bulliqi i pret mërgimtarët në kufi me nga një shishe ujë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka dalë në pikën kufitare në Merdare ku ka mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë.

Bulliqi me këtë rast ju ka ofruar nga një shishe me ujë.

“Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe ju ofruam nga një shishe me ujë”, shkruan ndër të tjera ai, transmeton “Indeksonline”.

Postimi i tij:

Mirë se vini bashkatdhetarë

Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe ju ofruam nga një shishe me ujë.

U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.

Mërgimtarëve tanë ju urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre. Bashkatdhetarët i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë.

I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img