13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Kushtetuta nuk është Bibël, mund të ndryshohet” – Analisti serb thotë se Lajçak ka të drejt

Në nëntor të vitit të kaluar emisari sllovak i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak u shpreh se Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe ajo duhet të ndryshohet për t’u themeluar Asociacionin e Komunave Serbe, apo siç njihet ndryshe “Zajednica”.

Pas kësaj deklarate reagime të ashpra pati në Kosovë, por Bashkimi Evropian reagoi duke thënë se Emisari Lajcak nuk e ka thënë se “Kushtetua e Kosovës duhet ndryshuar”, mirëpo sipas tyre ai ka treguar se çka mund të ndodhë nëse një shtet negocion një marrëveshje ndërkombëtare.

Pikërisht për këtë deklaratë InDoks, ka kërkuar opinionin edhe të analistit serb, Dushan Janjiç.

Janjiç tha se Lajçak ka të drejtë. 

“Në të vërtetë Laçaku ka të drejtë, Kushtetuta nuk është Bibël, Kushtetuta është e ndryshueshme, sidomos në botën moderne, Kushtetuta nuk është aq dokument i rëndësishëm, në përgjithësi është një sërë i parimeve, por në kuptimin politik pretendimet e politikanëve se Kushtetuta nuk ndryshohet është përpjekje të mbahet status quo-ja, sidoqoftë, unë thash edhe në fillim, nuk ka kurrfarë arsye që Serbia, Kosova, BE të shkojnë në dialog nëse nuk i ndryshojnë kushtetutat aktuale dhe ligjet aktuale”, ka thënë ai.

Sipas Janjiç, nuk mund të ketë dialog nëse nuk ka ndryshim të Kushtetutave, të të dyja shteteve.

“…dialogu është për ta përmirësuar situatën aktuale, nuk mund të diskutoni për diçka që nuk është funksionale, Kosova nuk është funksionale në këtë nivel dhe kjo sjellë probleme në mbrojtje dhe integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet kosovare dhe në përgjithësi në shoqëri, e dini, njësoj është edhe në Serbi, por politikanë serbë kanë problem tjetër, jo atë por ata nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën tonë”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img