16.3 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me kryeministrin grek, i kërkon njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takimin nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë.

Me këtë rast Kurti ka thënë se Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet ekzistuese historike midis dy popujve dhe të ngritë raportet me Greqinë, si element i rëndësishëm për stabilitetit afatgjatë rajonal.

“Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët”, tha kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti u falënderua për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, që Greqia e ka dëshmuar sidomos në këta muajt e fundit, me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në njoftimin nga ky takim thuhet se Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Kryeministri Kurti njoftoi homologun e tij grek mbi të arriturat e qeverisjes së re në Kosovë në këto 100 ditë të para, përfshirë këtu menaxhimin e mirë të pandemisë.

Në këtë takim, kryeministri Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img